Lajme
Më 1 janar Franca merr presidencën e BE-së
Më 1 janar Franca do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian.
Kjo përgjegjshmëri e re për Francën vjen në një kohë kur presidenti francez, Emmanuel Macron, pritet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në prill.
“Nëse do të më duhej të përmblidhja me një fjali qëllimin e kësaj presidence, e cila do të zgjasë nga 1 janari deri më 30 qershor, do të thosha se ne duhet të kalojmë nga një Evropë bashkëpunimi brenda kufijve tanë në një Evropë të fuqishme në botë, plotësisht sovrane, e lirë nga zgjedhjet e saj dhe zotëruese e fatit të saj”, tha Macron.
Pak javë më parë ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean Yves Le Drian dhe homologu i tij slloven, Anze Logar, u takuan në Paris, me rastin e dorëzimit të presidencës së Këshillit të BE-së.
Dy ministrat Logar dhe Le Drian ranë dakord mes të tjerash për vijimin e procesit të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, që sipas tyre përbën një stimul të rëndësishëm që vendet kandidate të implementojnë reformat.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra