Futboll
Dy futbollistët kosovarë, edhe pse “kundërshtarë”, në fund të ndeshjes i shkëmbyen fanellat
Në kuadër të “Boxing Day” Arsenali shpartalloi 5-0 skuadrën e Norwich Cityt, ku luan Milot Rashica. Në këtë ndeshje, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk u aktivizua për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë, të pësuar që më 2 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Granit Xhaka, kapiten i kombëtares helvete, që luan për “Topçinjtë” e Artetas, luajti 90 minuta në “Carrow Road”, pavarësisht se nuk arriti të shkruante emrin e tij në listën e golashënuesve.
Pas ndeshjes, të dy futbollistët kosovarë u takuan me njeri-tjetrin. Vushtrriasi Rashica i dhuroi Xhakës një fanelë të tijën me numrin 17 të Norwichit, foton e së cilës e ka shpërndarë në Instagram, duke e falënderuar sulmuesin e Kosovës.
Nga ana e tij, gjithashtu edhe Milot Rashica e ka shpërndarë të njëjtën foto me mbishkrimin: “Më vjen mirë që të pashë, vëlla”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë