Lajme
Një ligjëruese shqiptare, në “Universitetin Kobe” të Japonisë
Arbenita Sopaj, shqiptarja e vetme në “Diplomaci Japoneze”
Arbenita Sopaj punon si ligjëruese në Universitetin Kobe në Japoni dhe asistente pranë Organizatës Globale të Paqes, shkruan albinfo.ch.
Ajo është gjithashtu dhe asistente pranë Këshillit Akademik në Sistemin e Kombeve të Bashkuara me zyrë në Tokio.
Kujtojmë se ajo ka përfunduar gjimnazin në Ferizaj të Kosovës, më pas studimet në universitet në Prishtinë dhe mandej në Poloni, në universitetin e njohur dhe historik të Jagiellonian për Integrime Europiane.
Pikërisht gjatë studimeve në këtë universitet u njoh përmes një programi BE-Japoni për të vijuar studimet master në Universitetin Kobe.
“Fillimisht në Japoni kam aplikuar për një program studimi në Universitetin Kobe dhe pastaj nisa të punoj si As. Ligjëruese. Unë jam pjesë dhe e një organizate të madhe, ku shumë prej ekspertëve kanë qenë punonjës të Kombeve të Bashkuara, me ndihmën e të cilëve kemi organizuar seminare rreth vendlindjes time”, ka thënë Sopaj.
Arbenita është shprehur, mes të tjerash, se udhëtimi i saj akademik ka pasur një qëllim të përhershëm që është avancimi dhe përfaqësimi i Kosovës. /Albinfo.ch
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArbenita Sopaj
- Prejardhja:Ferizaj
- Vendi ku vepron:Japoni
- Profesioni:Ligjëruese universiteti
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025