Lajme

Rusia gjobit Google me 100 milionë dollarë

Një gjykatë në Moskë ka gjobitur Google me 100 milionë dollarë

Google akuzohet se për të disatën herë nuk ka fshirë përmbajtje të cilat konsiderohen si të paligjshme në Rusi. Pas këtij vendimi Google ka thënë se ende nuk e ka vendosur se çfarë hapi do të ndërmarrë.

Autoritetet ruse e kanë rritur presionin ndaj kompanive teknologjike këtë vit.

Madje, i kanë akuzuar se kanë ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit.

Disa orë pasi u shpall vendimi për Google, një gjobë më e vogël iu dha ‘Metës’, kompanisë së Facebook, për shkelje të ngjashme të lidhura me përmbajtjen.

Në fillim të kësaj jave, Twitter iu dha gjithashtu një gjobë po ashtu për akuza të ngjashme.