Lajme
Bukuroshja shqiptare, stiliste dhe influencuese e suksesshme e modës në Gjermani
Fate Kastrati, disenjatorja e famshme në Berlin
Për sharmin dhe talentin e saj të veçantë, shumë figura të njohura botërore kanë fustanet e disenjatores shqiptare, që e quajnë unike për stilin dhe dizajnet e saj.
Ajo është Fate Kastrati, një stiliste dhe influencuese e modës mjaft e suksesshme, e cila vepron në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Ajo ka nisur aktivitetin në fushën e modës që në moshë fare të vogël dhe falë talentit të saj, tashmë krijimet e Kastratit vishen edhe nga aktorët dhe prezantueset e televizioneve gjermane.
Që në moshë të re ajo kishte dëshirë të bëjë dizajne të fustaneve, kjo ishte edhe arsyeja që ajo vendosi ta ndjekë shkollën e modës.
Ajo që në fillim kishte talent në dizajnim, dhe sot është një profil i suksesshëm i modës. Kërkesat më të mdha i ka nga shteti i Zvicrës, pastaj nga Austria dhe Gjermania. Të shumtë janë moderatoret dhe modelet që porositin fustane dhe ndihen unike me veshjen e kreatores shqiptare.
Ajo rrjedh nga një familje nga Peja, e do shumë Kosovën dhe Rugovën e ka vend të preferuar. /Albinfo.ch
Më poshtë Albinfo.ch jus jell disa nga dizajnet e Fate Kastratit:
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFate Kastrati
- Prejardhja:Peja
- Vendi ku vepron:Gjermani - Berlin
- Profesioni:Stiliste - Influencuese e modës
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa