Shqipëria
Mbi 5 milionë turistë vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2021
Turizmi në Shqipëri i është rikthyer niveleve të parakrizës, duke regjistruar dyfishim të vizitorëve të huaj, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi ishte në karantinë dhe bllokim të lëvizjeve.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë 11-mujorit të 2021, është 5.421.177, duke u rritur me 2,2 herë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch.
INSTAT bën të ditur se, përgjatë njëmbëdhjetëmujorit të 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë dhe Spanja me 4,5 herë, ndërsa Greqia ka pasur rritjen më të ulët me 22,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin
Nëntor 2021, shënoi 548.819 qytetarë. Krahasuar me nëntor 2020, ky tregues rezulton me një rritje 52,3 %.
Ndërsa numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në nëntor 2021 është 244.061. Krahasuar me nëntor 2020, ky numër është rritur me 64,5 %
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë Banorët e Gjenevës deri dhe duke përfshirë moshën 24 vjeç tani do të mund të përdorin...
-
Ligji i ri për blerjet ndërkufitare
-
Nga sot në fuqi: Ndalohet mbulimi i fytyrës në Zvicër
-
Kush është Karin Keller-Sutter, presidentja e re e Zvicrës?
-
Fjalimi i Presidentes Keller-Sutter: Vlerëson modestinë zvicerane