Lajme
“Tri doza të vaksinës nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar variantin Omicron”
Vaksinat kundër COVID-19 nuk do të jenë të mjaftueshme për t’i bërë ballë variantit Omicron, paralajmëroi shefi ekzekutiv i BioNTech, Ugur Sahin, kompania gjermane që qëndron pas vaksinës mRNA të prodhuar nga Pfizer.
“Duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe njerëzit e vaksinuar trefish ka gjasa të transmetojnë sëmundjen… Është e qartë se jemi larg nga efektiviteti 95 për qind që kemi marrë kundër virusit fillestar”, tha Sahin.
Pavarësisht kësaj, Sahin tha se të dhënat e hershme nga Britania dhe Afrika e Jugut po na ofrojnë “informacione qetësuese”.
Hulumtimi i fundit nga Afrika e Jugut, ku u raportua për herë të parë Omicroni, sugjeroi se dy doza të vaksinës Pfizer-BioNTech ofruan 70 për qind efektivitet në reduktimin e rrezikut të shtrimit në spital.
“Do të ketë një humbje të efektivitetit kundër Omicronit me kalimin e kohës, ka shumë gjasa, por ende duhet të matet se sa shpejt mund të ndodhë. Nuk do t’i bazoj parashikimet në të dhënat paraprake laboratorike, por në të dhënat reale, gjë që është shumë më e përshtatshme”, tha imunologu gjerman.
Sahin tha se testimi për COVID-19 është i rëndësishëm, veçanërisht për të moshuarit dhe gjatë stinës së dimrit, siç janë masat e tjera mbrojtëse, si vendosja e maskave, duke shtuar se “për ndryshe nuk do të jemi në gjendje të kontrollojmë zgjerimin e shpejtë të këtij varianti të ri”.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer