Lajme
Protesta kundër masave anti-COVID në Bruksel
Protesta paqësore u mbajtën sot në Bruksel nga qytetarë që demonstruan kundër masave kufizuese anti-COVID të vendosura nga qeveria belge, për t’u mbrojtur nga rritja e papritur e numrit të infeksioneve me virusin.
Gjatë demonstratave pati policë të shumtë në rrugë, duke qenë se protestat e mëparshme u përshkallëzuan në dhunë, arrestime dhe lëndime.
Disa protestues marshuan me postera ku shkruhej “zonë e lirë”.
Protestuesit janë kundër këshillave të qeverisë për t’u vaksinuar, përfshirë vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve shëndetësorë, të cilët rrezikojnë të humbasin punën e tyre nëse nuk vaksinohen që nga 1 janari.
Komisioni Evropian me seli në Bruksel ra dakord sot me kompaninë farmaceutike Pfizer/BioNTEch për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave kundër kjoronavirus.
Thuhet se kompania do të dorëzojë 20 milionë doza shtesë vaksinash nga janari në mars në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Protesta belge vjen një ditë pas protestave të ngjashme në kryeqytete të tjera, përfshirë Parisin dhe Londrën.
Vendet në gjithë Evropën kanë ndërmarrë masa më kufizuese për të frenuar një valë të re të infeksioneve me COVID, të nxitur nga varianti Omicron që është shumë i transmetueshëm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha në raportin e saj të fundit këtë fundjavë se Omicron është i pranishëm në të paktën 89 vende.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë Çdo dimër në Zvicër bora shkakton probleme për hekurudhat. Një ekspert i hekurudhave përmend disa arsye...
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës