Shqipëria
Shqipëri: Papunësia shënon ulje
Papunësia ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit, duke reflektuar përmirësimin e aktivitetit ekonomik në vend.
INSTAT publikoi statistikat zyrtare të forcave të punës, sipas të cilit, “shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,3 % në tremujorin e tretë 2021. Papunësisë u ul me 0,3 pikë përqindje, si në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2020, ashtu dhe me tremujorin e dytë të vitit 2021”.
Sipas INSTAT, shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,9 % dhe për gratë 11,7 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020, shkalla e papunësisë është ulur me 0,5 pikë përqindje për burrat, dhe është ulur me 0,1 pikë përqindje për gratë, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Papunësia ka rënë dhe tek të rinjtë. INSTAT njoftoi se shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,9 %. Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e tretë 2021, është ulur me 0,8 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2021, ky tregues nuk ka ndryshuar.
Shkalla e papunësisë për grupmoshën 30-64 vjeç është 8,7 %. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,3 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm është ulur me 0,8 pikë përqindje.
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të krijojë “axhendë bazë shëndetësore” Kujdesi bazë mjekësor është një nga shtyllat e sistemit të kujdesit shëndetësor, i karakterizuar nga trajtimi...
-
Gratë në Zvicër po u afrohen gjithnjë e më shumë pagave të burrave
-
Zviceranët nisin iniciativën e kujdesit shëndetësor
-
Ndryshime të mëdha në orarët e trenave në Zvicër
-
Përparim i madh në ndërtimin e tunelit të Cyrihut për lehtësimin e përmbytjeve