Lajme
Numri festiv i albinfo.ch vjen me Personalitetet e Vitit 2021
Ky numër, me një pamje festive që shkon me festat e fundvitit, i kushtohet, në radhë të parë zgjedhjes së personaliteteve të vitit që shkoi, nga redaksia jonë
Fundi i vitit është zakonisht kohë kur bëhen bilancet, evidentohen arritjet por edhe dështimet dhe zhvillimet tjera gjatë një viti kalendarik.
Kështu ishte edhe tek albinfo.ch.
Në numrin më të ri të magazinës së saj, albinfo.ch ka bërë rikapitulimin e ngjarjeve dhe personaliteteve që kanë shënjuar vitin 2021 në diasporën shqiptare, në Zvicër.
Kështu, ky numër, me një pamje festive që shkon me festat e fundvitit, i kushtohet, në radhë të parë zgjedhjes së personaliteteve të vitit që shkoi, nga redaksia jonë.
Bëhet fjalë në fakt për 4 personalitete dhe për një klub (sportiv), që janë dalluar gjatë vitit 2021.
Kështu, në lëmin e shëndetësisë/mjekësisë, albinfo.ch ka zgjedhur mjeken dhe mikrobiologen e dalluar që vepron në Cyrih, dr. Fatime Imeri-Berisha. Nga sektori i afarizmit/biznesit, personaliteti i vitit 2021 është zgjedhur Ani Orllati, në atë të kulturës (muzikës), këngëtari i njohur tashmë në nivel evropian, Gjon Muharremaj (Gjon`s Tears) ndërsa në fushën e angazhimit politik, veprimtari dhe politikani i ri nga Cyrihu, Islam Alijaj. Në lëmin e sportit, albin fo.ch nuk është përcaktuar për ndonjë person të veçantë por për një klub sportiv, për “FC Kosova” të Cyrihut.
Të gjithë të zgjedhurve albinfo.ch ua ka kushtuar nga një portret ku vihen në pah meritat e tyre dhe veprimtaria gjatë vitit 2021.
Përveç këtij blloku tematik, albinfo.ch në këtë numër të saj ka sjellë edhe shumë materiale të tjera interesante, si intervistën ekskluzive me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Thomas Kolly, pastaj intervistën me sopranon e njohur shqiptare Marigona Qerkezi etj.
Po kështu në këtë numër nuk mungojnë edhe prezantimet e artistëve të fushave të ndryshme, kompanive të suksesshme, kryesisht nga diaspora por edhe nga Kosova dhe trojet tjera shqiptare.
Duke ju orfruar numrin më të ri të magazinës albinfo.ch, redaksia u uron të gjithë lexuesve: Gëzuar Vitin e Ri 2022!
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













