Kinema
Dy yjet e kinematografisë botërore bëhen producente ekzekutive të filmit “Zgjoi”
Dy yjet e kinematografisë botërore, Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus bëhen producente ekzekutive të filmit “Zgjoi”
Bëhet e ditur se Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus janë bërë pjesë e filmit “Zgjoi” të regjisores nga Kosova, Blerta Basholli, si producente ekzekutive, përcjell albinfo.ch.
Partneret e “Love & Squalor Pictures” do të udhëheqin kampanjën për hyrjen e filmit “Zgjoi” në ndarjen e çmimeve “Oscar”, për filmin më të mirë të huaj, shkruan Deadline.
“Zgjoi” tregon historinë e vërtetë të Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë nga gratë e tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh të vejat e tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvar, një produkt ushqimor vendas, dhe së bashku ato gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre.
Kur filmi debutoi në konkurrencë këtë vit në Sundance, ai u bë i pari në historinë e festivalit që fitoi të tri çmimet kryesore – përfshirë çmimin e madh të jurisë, çmimin e audiencës dhe çmimin e regjisë – në konkursin botëror të kinemasë dramatike.
Yll Uka, Valon Bajgora dhe Agon Uka prodhuan dramën e xhiruar nga Alex Bloom, me Britta Rindelaub, Tomi Salkovski dhe Paskal Semini bashkëproducente. Moss dhe McManus i bashkohen Yll Ukës, Agon Ukës dhe Valon Bajgorës si producentë ekzekutivë.
“Zgjoi është një histori e paharrueshme, elokuente prekëse për vullnetin e mbijetesës dhe fuqizimit përmes një vizioni të patundur”, thanë Moss dhe McManus në një deklaratë të përbashkët.
“Portretizimi intim i luftës së një gruaje drejt pavarësisë në film na shtyn të kuptojmë mundësinë e ndryshimit dhe tregimi i fuqishëm i Blertës kap me mjeshtëri vetëvendosjen e individëve në gjithë botën për të kapërcyer shtypjen”, thanë tutje ato.
Ndërsa, regjisorja e filmit u shpreh se gjithmonë e ka admiruar punën e tyre dhe se ndihet e nderuar që ato do jenë partnere në këtë film.
“Unë e kam admiruar prej kohësh punën e Elisabeth Moss dhe jam e nderuar që ajo dhe Lindsey McManus na janë bashkuar si partnerë në projektin tonë. Nuk mund të jem më krenar apo më e emocionuar”, ka thënë Basholli.
“Në themel të Zgjoi, Fahrije Hoti ishte në gjendje të kapërcejë vështirësitë dhe të ndërtojë biznesin e saj për shkak të mbështetjes së grave në komunitetin e saj. Të kem mbështetjen e Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus si partnerë në ndarjen e historisë së Fahrijes, më lumturon pafund. Zgjoi ka të bëjë me dhënien e shpresës, dhe rrugëtimit të këtij filmi sapo i është dhënë edhe më shumë shpresë me këto gra të mrekullueshme që i bashkohen ekipit tonë”, u shpreh tutje Basholli.
Të tjera nga Kinema
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha