Lajme
Austria, vendi më jomiqësor evropian, edhe Zvicra nuk qëndron mirë
Gjatë pandemisë, shumë prej jush kemi bërë ndryshime drastike në jetë. Duke filluar nga dorëheqja e deri te shkëputja nga marrëdhëniet afatgjata ose thjesht fillimi i një hobi të ri, COVID ka ndikuar në mënyrën se si ne jetojmë
Shumë njerëz kanë ndryshuar edhe vendbanimin. Disa mijëra vetë janë zhvendosur në fshat, në kërkim të hapësirave më të mëdha. Por, po sikur të doni të bëni një hap më të madh dhe të zhvendoseni tërësisht në një vend tjetër?
Nëse puna juaj është fleksibël dhe jeni të gatshëm për t’u përshtatur me stilin dixhital-nomad të jetës, atëherë mund të jeni në gjendje të punoni kudo.
Pra, nëse po planifikoni të zhvendoseni në vitin 2022, ka disa elemente të rëndësishme që duhen marrë parasysh përpara se të zgjidhni një destinacion, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Të dini se si është cilësia e jetës, nëse do të jetë e lehtë të bëni miq, ose nëse jetesa në atë vend është e përballueshme apo jo, janë disa nga faktorët kryesorë që duhen menduar përpara se të ndërmerrni këtë hap.
InterNations përpiloi udhëzuesin Expat Insider 2021. Ata kontaktuan emigrantë në të gjithë botën për të zbuluar se si është jetesa në shtëpitë e tyre të reja. Raporti, i cili përfshin 59 vende, zbulon vendet më miqësore (dhe ato më pak miqësore) për të jetuar, si dhe vendet më të mira për cilësinë e jetës.
Cili është vendi më miqësor i Evropës?
Rezultatet janë publikuar tashmë dhe, sipas 12,000 njerëzve që morën pjesë në pyetësor, Portugalia renditet në krye të listës si vendi evropian më miqësor. Gadishulli Iberik u rendit gjithashtu shumë mirë në kategorinë e ‘ndjesisë si në shtëpi’, duke zënë vendin e dytë.
Tre shtete të tjera u renditën në 20 vendet e para, me Greqinë në vendin e 8-të, Irlandën në të 16-in dhe Spanjën në vendin e 20-të.
Ndërkohë, Tajvani u rendit si vendi më miqësor në shkallë globale, ndërsa Meksika u rendit e para në kategoritë “të gjesh miq të rinj” dhe të “ndjesisë si në shtëpi”.
Por a do të jem vërtet në gjendje të bëj miq të rinj?
Të gjithë e dimë se sjellja miqësore dhe miqësia e vërtetë mund të jenë dy gjëra shumë të ndryshme. Sigurisht, kamerieri te kafeneja e lagjes suaj ju buzëqesh ditë për ditë, por kjo nuk do të thotë se ai dëshiron të dalë dhe të kërcejë me ju deri në orën 4:00 të mëngjesit.
Pra, nëse nga njëra anë, krijimi i miqësive në një vend të ri mund të duket i vështirë, sipas sondazhit të Expat Insider 2021, në disa vende është shumë më e lehtë të bësh miq të rinj se sa në vende të tjera.
Vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore kryesuan renditjen, me Meksikën, Kosta Rikën dhe Kolumbinë që zunë vendet e para, ndërsa katër vende evropiane u renditën në 20 vendet e para për krijimin e miqësive të reja.
Ukraina u rendit në vendin e 10-të, ndërsa Greqia ishte në vendin e 12-të, Spanja në të 19-in dhe Portugalia u rendit e 20-a.
Spanja pati rezultate të mira në përgjithësi, duke u renditur e 16-ta nga 59 vende, pasi emigrantët pëlqejnë shumë mundësitë e argëtimit dhe kulturën lokale. Megjithatë, ajo performoi keq në renditjen e perspektivave të karrierës, duke ardhur në vendin e 51-të, me vetëm gjysmën e emigrantëve të anketuar nga Spanja që punojnë me kohë të plotë ose të pjesshme.
Cilat janë vendet më pak miqësore të Evropës?
Në anën tjetër të renditjes, cilat vende evropiane duhet të shmangni nëse po kërkoni për një vend ku të mund të bëni miq të rinj? Fatkeqësisht për kontinentin, vendet evropiane dominuan fundin e listës, me 14 vende të renditura në 20 të fundit si më pak miqësoret.
Vendi me performancën më të keqe ishte Austria, e renditur në vendin e 58-të, ndërsa Danimarka, Suedia, Republika Çeke dhe Zvicra vijnë nga pas me një diferencë të vogël.
Kur bëhet fjalë për krijimin e miqësive të reja, vendet nordike rezultuan gjithashtu keq. Suedia, Danimarka, Norvegjia dhe Zvicra u renditën si më të këqijat nga të gjitha vendet evropiane, ndërsa Austria dhe Gjermania pasuan më një diferencë të vogël.
Cili është vendi më i mirë evropian për cilësinë e jetës?
Pavarësisht mungesës së supozuar të sjelljes miqësore, Evropa u vlerësua shumë mirë në indeksin e cilësisë së jetës, pasi shtatë nga dhjetë vendet e para në renditje ishin nga ky kontinent.
Edhe pse Tajvani kryesoi listën, Austria doli në vendin e dytë, megjithëse rezultoi e 28-ta në kategorinë e lumturisë personale (ndoshta për shkak të problemeve që njerëzit kanë për të krijuar miqësi të reja këtu).
Megjithatë, vendi doli në krye të renditjes për kategorinë e udhëtimit dhe të transportit, ndërsa zuri vendin e pestë në indeksin e cilësisë së mjedisit.
95 për qind e të anketuarve nga Austria ishin të kënaqur me mundësitë e tyre të udhëtimit (krahasuar me 84 për qind në nivel global), ndërsa 82 për qind e konsideronin kujdesin shëndetësor të përballueshëm (krahasuar me 61 për qind në nivel global).
Edhe Portugalia rezultoi shumë mirë në renditje, duke zënë vendin e tretë, menjëherë pas Austrisë. Ajo gjithashtu u rendit e treta (pas Meksikës dhe Kosta Rikës) në indeksin e lumturisë personale. P84 për qind e emigrantëve në Portugali deklarojnë se ndihen të lumtur me jetën e tyre në përgjithësi, krahasuar me një mesatare globale prej 75 për qind.
Gjithashtu, 96 për qind e tyre e përshkruajnë Portugalinë si “paqësore”. Megjithatë, Italia nuk doli edhe aq mirë, duke u renditur vendi i dytë më i keq për emigrantët në përgjithësi, duke ia kaluar vetëm Kuvajtit. 56 për qind e emigrantëve në Itali vlerësojnë negativisht mundësitë e karrierës, ndërsa stabiliteti politik në vend vlerësohet pothuajse dyfish më keq se mesatarja globale.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës