Kosova
Kosova ende përdor internet me IP serbe
Pas gati 14 vjetësh me institucione të formuara, shteti i Kosovës ende përdor internetin me adresa IP të Serbisë.
Kjo situatë e tillë është shqetësuese për bizneset e Kosovës, pasi ndërhyrjet në treg dhe dëmtimi që u është bërë nga konkurrenca ka sjellë mjaft pasoja.
“Ky shqetësim ka ardhur nga biznesi, sektori i mediave, të cilat janë ankuar, sepse me përdorimin e IP adresave të Serbisë, reklamat që dalin në portale dhe në ueb faqe dalin sipas gjuhës nga vijnë IP. Nga IP-të e Serbisë gjuha nuk del shqip, por serbisht. Kjo pastaj po i dëmton bizneset, por edhe vendin, sepse po na identifikon me një shtet tjetër që realisht po e dëmton edhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thekson kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.
Deputeti nga AAK, që është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Pal Lekaj, duke kërkuar me urgjencë adresimin e IP-ve, ka thënë se përdorimi i tyre nga Serbia rrezikon sigurinë dhe privatësinë e qytetarëve në Kosovë.
Në lidhje me këtë shqetësim, Oda e Afarizmit i ka dërguar shkresë kryeministrit Kurti, si dhe zhvilluar disa takime me ministren e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, por deri më tani nuk ka veprime konkrete. Dëmi shtetëror dhe ekonomik po vazhdon. /KP
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër Do të ketë disa ndryshime ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kryesorja do të...
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut