Lajme

KQZ-ja ka pranuar 332 pako me fletëvotime nga diaspora për Dragashin

KQZ-ja ende është duke pranuar fletëvotime nga Diaspora për zgjedhjet në Dragash

Bëhet e ditur se ende është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor.

Deri më tani, KQZ ka pranuar 332 pako të supozuara me fletëvotime, raporton EO.

Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.