Lajme
Berset: “Të mbyllim gjithçka ose të mos bëjmë asgjë, nuk është opsion”
Këshilli Federal dëshiron të parandalojë mbylljen, thekson Berset, transmeton albinfo.ch. Por ai nuk mund të përjashtojë më një bllokim të pjesshëm
Në konferencën për media të Këshilliot Federal, e cila po mbahet në këto çaste, i pari ka folur (ende) presidenti federal, Guy Parmelin.
Ai ka kujtuar se në kohën kur ka marrë mandatin njëvjeçar të presidentit, në fillim të vitit të kaluar, i është dashur të marrë masa të ashpra për luftimin e koronës. Mjerisht edhe tani, në mbyllje të mandatit, pas një qetësimi prej disa muajsh, situata është sërish shumë kritike, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, përkundër dëshirës sonë, na imponohet ashpërsimi i masave, ka thënë veç tjerash presidenti Parmelin
Ndërsa ministri Alain Berset, duke ju drejtuar gazetarëve na kujton edhe një herë se Këshilli Federal ka kërkuar gjithmonë një rrugë të mesme – të ndërhyjë sa më shumë që të jetë e nevojshme, por sa më pak të jetë e mundur.
“Çfarë opsionesh kemi akoma?” pyet ai, – për të lehtësuar spitalet dhe për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Kjo aq më tepër për faktin se varianti Omikron duket se do të jetë dominues në janar. Pasi askush nuk e di se sa e rrezikshme është kjo, është e rëndësishme të ndërpritet vala delta.
Prandaj Këshilli Federal po propozon një rregull të përgjithshëm 2G. Kudo që aplikohet sot 3G, në të ardhmen duhet të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, duhet të jetë e detyrueshme mbajtja e maskës në këto vende.
Aty ku kjo nuk është e mundur – për shembull në tregtinë e kateringut – ai ose sugjeron të përdoret një test shtesë. Ose, këto kompani do të mbyllen. “Kjo sigurisht nuk është një perspektivë atraktive”, thotë Berset.
“Ne nuuk jemi ende as në dimër”
Berset thotë se propozimet janë bërë si masë paraprake. Nuk dihet se kur dhe nëse do të vijnë këto shtrëngime. Këshilli Federal dëshiron të parandalojë mbylljen, thekson Berset, transmeton albinfo.ch. Por ai nuk mund të përjashtojë më një bllokim të pjesshëm. “Nuk jemi ende as në dimër, por vetëm në fund të vjeshtës”.
Berset thotë se Zvicra është në një fazë kritike. Njësitë e kujdesit intensiv janë nën presion. “Shtrimet në to janë rritur shumë në ditët dhe javët e fundit.”
Prandaj, Këshilli Federal tani po përgatit këto masa. Nëse do të tregohet e nevojshme të ndërhyhet edhe më shumë, Këshilli Federal është gati – prandaj ai do të dëgjojë mendimet e kantoneve.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor