Lajme

“Squid Game”, shfaqja televizive më e kërkuar në Google për vitin 2021

Meqë jemi në fund të vitit 2021, Google ka prezantuar fjalët më të kërkuara që kanë mbizotëruar sivjet.

“Squid Game”, dorëzat e Bernie Sanders dhe ‘si të vishni xhinse të ngushta’ – janë ndër fjalët më të kërkuara në Google përgjatë gjithë këtij viti.

Lista vjetore e kërkimit të publikuar nga Google tregoi se “Squid Game” ishte shfaqja televizive më e kërkuar.