Lajme

Mbrëmje informuese mbi sistemin shkollor të kantonit Vaud për prindërit shqiptarë

Kjo mbrëmje do të zhvillohet më 9 dhjetor 2021 në orën 18:30 në sallën e koncerteve Renens (Rue de Lausanne 37)

Bashkia e Renens, në bashkëpunim me CISE dhe shoqatën “Dona” njofton se po organizon një mbrëmje informuese mbi sistemin shkollor në Vaud me qëllim që të ndihmojë prindërit të familjarizohen me këtë strukturë, dhe t’u japin mundësinë të bëjnë pyetjet e tyre në frëngjisht ose në gjuhën shqipe.

“Gjatë kësaj mbrëmje do të merrni të gjitha informacionet në gjuhën shqipe, falë ndërhyrjes së zonjës Ramize Rexhaj,profesoreshë e gjuhëve të huaja në shkollën Mont-sur-Lausanne. Shkolla do të jetë e pranishme”, thuhet në njoftim.

Kjo mbrëmje do të zhvillohet më 9 dhjetor 2021 në orën 18:30 në sallën e koncerteve Renens (Rue de Lausanne 37) Hyrja është falas dhe pas mbrëmjes informative do të ofrohet një aperitiv.

Sipas udhëzimeve më të fundit të OFSP, certifikata COVID do të kërkohet para hyrjes, bëjnë të ditur organizatorët.