Lajme

Zvicër: Qeveria synon të testojë edhe kafshët e egra

Qeveria zvicerane po financon kërkime për të testuar kafshët e egra për të parë nëse ato janë bartëse të Covid dhe mund të jenë një faktor në përhapjen dhe mutacionin e sëmundjes.

Në një raport në gazetën e djeshme NZZ, virologët thonë se janë të shqetësuar se kafshët mund të kontraktojnë virusin, ku ai ndryshon dhe më pas t’u kalohet njerëzve.

Ka pasur qindra raste të infektimit të kafshëve shtëpiake dhe këtë fundjavë kopshti zoologjik i Antwerp-it në Belgjikë thotë se dy hipopotamët e tij kanë rezultuar pozitivë.

Autoritetet amerikane kanë identifikuar virusin në popullatën e drerit të egër në Virxhinia, përcjell albinfo.ch.

Konfederata planifikon të testojë 1300 kafshë të egra gjatë dy viteve të ardhshme. Shumica e testimeve do të kryhen në ato kafshë që janë vrarë nga gjuetarët.