Lajme
Banka Qendrore Europiane: Kartëmonedhat Euro, së shpejti me pamje të re
Banka Qendrore Europiane ka deklaruar se në vitin 2024 kartëmonedha Euro do të marrë një pamje krejt të re.
Euro u prezantua në formën cash më 2002, ku të gjitha prerjet kanë vizatime karakteristike si dritare, porta dhe ura nga epoka të ndryshme, por pa përfaqësuar një vend apo monument specifik. Që prej asaj kohe, valuta ka pësuar vetëm një herë një ndryshim të vogël.
“Pas 20 vjetësh, ka ardhur koha të rishikojmë pamjen e kartëmonedhave tona dhe t’i përafrojmë më shumë me europianë të të gjitha moshave dhe prejardhjeve”, tha Presidentja e Bankës Europiane, Christine Lagarde.
Ajo shtoi se kartëmonedhat e euros “janë një simbol i prekshëm dhe i dukshëm që në Europë jemi të gjithë pranë njëri-tjetrit, veçanërisht në kohë krize dhe ka ende kërkesë të lartë për to”.
Banka Qendrore Europiane ka deklaruar se do të krijojë grupe fokusi për të mbledhur këndvështrimet të të gjithë qytetarëve të Unionit për tematikën e mundshme që do të jetë mbi kartëmonedhat e reja. Grupi do të jetë i përbërë nga një ekspert nga çdo shtet i eurozonës, i cili do t’i dorëzojë Këshillit të bankës një listë të sugjerimeve me tematikat e reja.
Banka gjithashtu do t’u drejtohet qytetarëve për të marrë propozime të ndryshme, e më pas do të mbahet një konkurs, ku do të prezantohen disa prej varianteve të kartëmonedhave të reja, përpara se të konsultohen sërish me publikun. Këshilli i ekzekutiv i bankës është organi që do të vendosë se si do të duken kartëmonedhat e reja dhe se kur do të hidhen në qarkullim.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës