Kosova
Kosova po harton një ligj të ri për mbrojtjen nga dhuna në familje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi për hartimin e një ligji të ri për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, gjatë një takimi me drejtorët e strehimoreve në vend, ditën e sotme.
Ofrimi i shërbimeve të specializuara mbështetëse për viktimat e dhunës në familje dhe roli i strehimoreve në mbrojtjen dhe rehabilitimin e tyre, përbën thelbin e diskutimit.
Albin Kurti vlerësoi punën e strehimoreve si partnere në luftimin e dhunës në familje, të përfshira drejtpërsëdrejti në mbrojtjen e grave që janë pre e dhunës, si dhe fëmijëve të tyre.
“U bisedua për nismat e ndërmarra nga Qeveria për infrastrukturë të re ligjore, hartimin e Ligjit të ri për mbrojtje nga dhuna në familje, si dhe Strategjinë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave 2022-2026”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara Njerëzit që vuajnë nga obeziteti tani kanë të drejtë për përfitime të AI në kushte të...
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel