Lajme
120 të infektuar pas darkës festive të fundvitit, në Norvegji
Rreth 120 persona që ishin në restorant tani kanë rezultuar pozitivë me virusin, citohen autoritetet shëndetësore
Të shtunën ishte publikuar lajmi për një infektim masiv me koronavirus që ka ndodhur pas një darke festive të një kompanie në Norvegji.
Ndërkohë bëhet e ditur se po vazhdon të rritet numri i të infektuarve nga festa në fjalë, në një restorant norvegjez, transmeton albinfo.ch
Rreth 120 persona që ishin në restorant (jo në të njëjtën kohë) tani kanë rezultuar pozitivë me virusin, raporton transmetuesi NRK, duke cituar autoritetet shëndetësore.
Në më shumë se gjysmën e rasteve, duket se bëhet fjalë për variantin Omikron, siç vijon të shkruajë agjencia e lajmeve DPA. Një ditë më parë, instituti shëndetësor i FHI kishte konfirmuar 13 raste të infektimit me Omikron.
Siç raporton më tej NRK, 70 nga të infektuarit ishin pjesë e të njëjtës festë të Krishtlindjeve. Dy prej tyre thuhet se kanë qenë së fundmi në Afrikën e Jugut. 45 deri në 50 rastet e tjera e kishin vizituar pastaj lokalin në të njëjtën ditë, transmeton albinfo.ch. Autoritetet u bënë thirrje të gjithë njerëzve të raportojnë se kush e ka vizituar ende restorantin në Oslo pas 26 nëntorit.
Sipas informacioneve të FHI nga e shtuna, që nga ajo kohë ka pasur gjithsej 19 raste të Omikronit në Norvegji, duke përfshirë katër persona që kishin udhëtuar nga Afrika e Jugut.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha