Kuriozitete

Trump mbledh 1 miliard dollarë për rrjetin e tij social

Trump Media & Technology Group (TMTG) dhe kompania partnere ”Digital World Acquisition” njoftuan se disa investitorë të paspecifikuar institucionalë janë zotuar të paguajnë një miliard dollarë për start-up-in, me të cilin manjati synon të nisë, në fillim të vitit të ardhshëm, një platformë të re sociale e quajtur ”E vërteta sociale”, pasi u ndalua nga Twitter, Facebook dhe Youtube për mesazhet e tij nxitëse lidhur me sulmin në Capitol Hill, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.

Shuma do të jetë shtesë e 293 milionë dollarëve të mbledhura nga ”Digital Word” me një IPO në shtator.

Në një deklaratë për shtyp, dy kompanitë nuk kanë identifikuar investitorët institucionalë, por kanë saktësuar se paratë do të vijnë nga një grup i diversifikuar investitorësh.