Ekonomi
Zhvlerësohen më shumë se 10 për qind çmimet e kriptovalutave
Çmimet e Bitcoin ranë ndjeshëm në orët e hershme të mëngjesit së sotëm (e shtunë), duke u zhvlerësuar më shumë se 10 për qind, gjersa vlerat kapën shifrat afërsisht të 43 mijë dollarëve.
Kriptomonedha më e shquar në botë më pas i balancoi humbjet duke u rritur në 47,133 dollarë. Megjithatë, Bitcoin ka rënë më shumë se 16 për qind në 24 orët e fundit, sipas Coindesk.
Çmimi i Ethereumit gjithashtu ka pësuar rënie me më shumë se 10 për qind në rreth 3,500 dollarë. Ai u kthye disi më pas, duke u tregtuar afërsisht 3,870 dollarë.
Ethereumi, monedha dixhitale e dytë më e madhe në botë për nga vlera e tregut, ka humbur më shumë se 14 për qind gjatë 24 orëve të fundit, sipas coinmarket.
Të dyja kriptovalutat kanë përjetuar tregti të trazuar që kur u shfaq varianti Omicron të COVID-19, duke ndjekur tregjet globale të aksioneve, të cilat kanë qenë gjithashtu të paqëndrueshme. Më 26 nëntor, Bitcoin arriti nivelin më të ulët të shtatë javëve afërsish 54 mijë dollarë.
Bitcoin tani është në rënie rreth 30 për qind nga niveli më i lartë i të gjitha kohëve afërsisht 69 mijë dollarë, të cilën vlerë e arriti në fillim të muajit nëntor.
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të krijojë “axhendë bazë shëndetësore” Kujdesi bazë mjekësor është një nga shtyllat e sistemit të kujdesit shëndetësor, i karakterizuar nga trajtimi...
-
Gratë në Zvicër po u afrohen gjithnjë e më shumë pagave të burrave
-
Zviceranët nisin iniciativën e kujdesit shëndetësor
-
Ndryshime të mëdha në orarët e trenave në Zvicër
-
Përparim i madh në ndërtimin e tunelit të Cyrihut për lehtësimin e përmbytjeve