Lajme
Aurora Dollenberg, doktoresha e tri specializimeve me rezultate të larta
Ajo gjatë karrierës së saj ka kryer tri specializime në Gjermani si Specialiste e Mjekësisë së Familjes, pasaj edhe e Mjekësisë së Urgjencës dhe Psikoterapisë.
Dr. med. Aurora Dollenberg ka lindur në qytetin e Fierit në ditën e pavarësisë, më 28.11.1985, ku dhe ka kryer ciklin parauniversitar me rezultate të shkëlqyera. Është diplomuar për mjekësi me rezultate shumë të larta në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë, shkruan albinfo.ch.
Me meritokraci arrin të vijë në Gjermani në vitin 2010, ku pavarësisht barrierave të mëdha që kishte në fillim si emigrante në Gjermani, me vullnetin dhe dëshirën e madhe që qëllimet t’i çojë deri në fund arrin të kryejë 3 specializime deri më sot, 34 vjeç, që janë përkatësisht:
1.Specializim “Mjeke Familje”
2. Specializim “Mjeke Urgjence”
3.Specializim “Psikoterapi”
Mjekja dhe shkencëtarja shqiptare ka gjithmonë një motiv që e ndjek: Me punë arrihet çdo gjë.
Paralelisht, Dr.med. Aurora Dollenberg ka ndjekur edhe karrierën akademike në universistetet më të njohura në Gjermani, ku dhe ka përfunduar 2 kërkime shkencore mbi:
“Çrregullimet e Ankthit-Depresionit” dhe “Kanceri te gratë”.
Dr. Aurora përkrah të gjitha këtyre angazhimeve, arriti të hapte në vitin 2018 dy klinikat e saj private në Wolfenbüttel afër Hanover që është kryeqyteti i Saksonisë së Ulët. Në klinikat e saj, përveç pacientëve gjermanë, trajtohen gjithashtu edhe shumë pacientë të trevave shqiptare.
Aurora është e lumtur që edhe pse në emigrim, vazhdon të ndihmojë, të shpëtojë jetë të shumë njerëzve, ku bëjnë pjesë dhe shumë shqiptarë.
Por Dr. Aurora nuk ndalet këtu pasi mendon që humanizmi nuk ndalet vetëm te profesioni i saj. Në vitin 2019 themelon të parën federatë të regjistruar në bazë të juridiksionit gjerman „Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë“, ku është dhe kryetare e saj, nëpërmjet së cilës ajo dëshiron që humanizmin e saj ta çojë përtej trojeve shqiptare deri në cepin tjetër të botës gjithmonë, duke i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve që ajo i do kaq shumë.
Federata ka ofruar gjatë gjithë pandemisë konsultimet falas online me pacientët e prekur nga COVID-19, gjithsej janë organizuar 8 konferenca mjekësore ndërkombëtare, të akredituara në Gjermani, ku janë vënë në dispozicion kolegëve tanë mjekë dhe qytetarit shqiptar protokollet më të fundit të trajtimit të COVID-19. Kjo ka përmirësuar ndjeshëm dijen e mjekëve, sidomos te rastet e shumta të pacientëve të trajtuar gabim apo thjesht me medikamente shumë të shtrenjta apo të panevojshme.
Ndër sukeseset më madhore të Federatës ishte kontributi në sigurimi e më shumë se 150 mijë doza vaksinash nga Bashkimi Evropian për vendet shqipfolëse. Kemi kontribuar në ardhjen e 95,000. vaksinave për Kosovën përmes Bashkimit Evropian. Ky mundësim është një fitore e madhe për Federatën tonë mjekësore humanitare. Fokusin tashmë në si Federatë e kemi jo vetem në sigurimin e donacionave të vaksinave për vendet shqipfolëse, por edhe në zhvillimin dhe ndjekjen e kërkimeve shkencore në vendet europiane, ku punojmë si mjek, që edhe vendet shqipfolëse të përfitojnë nga tërheqjen e fondeve për medikamentin më të fundit, që e shëron COVID-19 brenda 5 ditëve.
Ne jemi të vetëdijshëm se për imunitetin e tufës nevojiten akoma më shumë vaksina, kështu që ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur ndërgjegjësimin e Bashkimit Evropian për mundësimin e dërgesës së radhës.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë është struktura e vetme e regjistruar që operon në nivel evropian. Ne krenohemi me mjekët dhe bluzat e bardha të Federatës prej 21 vende europiane që punojnë vullnetarisht dhe me humanizëm kanë mbështetur si në rrugë monetare dhe me dije gjatë këtij viti pandemik. Terapia e duhur ndaj COVID- 19 dhe vaksinimi në kohë i popullatës shqiptare është motoja e Federatës.
Për. Dr. med. Aurora Dollenberg: Humanizmi nuk ka ngjyrë e as kombësi.
Misioni im është të ndihmoj sa më shumë, edhe aty ku çdo gjë duket e pashpresë. T’i tejkalosh kufijtë, të lidhësh mjekët shqiptarë në mbarë Europën, është një vizion për të cilin do të punoj gjithmonë. Vendet shqipfolëse në sajë të punës sonë të përbashkët do jenë së shpejti EU.
Me Respekt / Best Regards / Mit freundlichen Grüßen,
Dr. med. Aurora Dollenberg
Presidente e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë
Chair of AMFE (Albanian Medical Federation for Europe e.V.)
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriAurora Dollenberg
- Prejardhja:Fier
- Vendi ku vepron:Gjermani
- Profesioni:Mjeke e specializuar
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa