Portrete të firmave
Projekti zvicerano-kosovar për shitje online “PemaMall”
Në mbarë botën rreth 4.88 miliardë njerëz përdorën internetin gjatë muajit tetor 2021, apo ndryshe rreth 62 për qind e popullsisë totale të botës. Kështu tregojnë raportet e Datareportal. Sipas tyre, ky numër i përdoruesve të internetit është ende në rritje, ndërkaq të dhënat e fundit tregojnë se 222 milionë përdorues të rinj erdhën në internet gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, shkruan Albinfo.ch.
E kur përdorimi i internetit është në ekspansion, rëndësia e shitje-blerjeve online po rritet çdoherë e më shumë. Pothuajse të gjitha dyqanet e shitjeve kanë kaluar edhe në online, ndërsa po vazhdojnë të hapen platforma të reja të shitjeve, ku në një website të vetëm blerësi mund të gjejë çdo gjë që i duhet.
PemaMall është platforma online për shitje, më e reja në vend, ndërsa e para e cila ofron shërbime të ndryshme për konsumatorët brenda dhe jashtë Kosovës, e cila përfshin të gjitha format e pagesave dhe liferimit. Kjo platformë është zhvilluar në partneritet zvicerano-kosovar nga dy kompani të ndryshme, njëra e specializuar në fushën e financave me seli në Prishtinë, dhe tjetra në fushën e inovacionit teknologjik me seli në Cyrih.
Por, se si ka ardhë ideja e krijimit të kësaj platforme dhe çka ofron, për Albinfo.ch ka treguar Arben Fetoshi, drejtori ekzekutiv i PemaMall.
“Ideja për krijimin e një platforme të tillë ka qenë shumë më herët, por si shtysë që kjo edhe të realizohet ishte koha e pandemisë, e cila solli në pah shumë gjëra. Ballafaqimi me vështirësitë e furnizimit të produkteve dhe qasjes së konsumatorit në treg ka shtyrë edhe krijimin e platformës me qëllimin e lidhjes sa më të lehtë konsumator-furnitor”, ka thënë Fetoshi, i cili tutje ka folur për atë çka ofron kjo platformë.
“Pema Mall ofron një gamë produktesh nga fusha e automobilizmit, teknologjisë, veshmbathjes, kozmetikës, pajisjeve shtëpiake, veglave të punës, kozmetikës, sportit, librave, pijeve, me synim të zgjerimit edhe në kategori të tjera. Shumë shpejt në platformë do të ofrohet kategori e vecantë me produkte vetëm vendore”, njoftoi ai.
Kjo platformë ka për synim lidhjen e diasporës me prodhuesit kosovarë. E në këtë drejtim edhe po punohet.
“Përmes platformës si synim kemi lidhjen e diasporës edhe me prodhuesin vendor, pra produktet vendore do të liferohen kudo ku është diaspora jonë. Pema Mall është e regjistruar në Gjermani dhe Kosovë. Shumë shpejt do të jetë pjesë edhe e tregut zviceran. Përveq si platformë online, momentalisht me dyqan fizik gjendet edhe në Prishtinë me synim të hapjes së pikave edhe në Mynhen, Gjermani dhe Cyrih, Zvicër. Ndërsa dërgimi i i porosive bëhet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Evropë, Amerikë dhe Kanada.”, ka thënë drejtori ekzekutiv i kompanisë.
Platforma online “PemaMall” tashmë është lansuar, ndërsa shpejt pritet të jetë në dispozicion në dy versionet iOS dhe Android. Në këtë platformë do të jenë të gjitha mundësitë për pagesë, përfshirë PayPal dhe Twint. Risi do të jetë qasja në platformë edhe për prodhuesit e vegjël vendorë, të cilët do të kenë mundësinë t’i shesin produktet e tyre edhe online./Albinfo.ch
Reklamë
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër