Kosovë

Kosova prezantohet në panairin “Travel Turism Izmir”

Bëhet e ditur se këto ditë është duke u mbajtur panairi “Travel Turism Izmir”, ku Unioni i Turizmit të Kosovës po merr pjesë me anëtarët e saj dhe bashkëpunëtorët e fushës së turizmit, shkruan albinfo.ch.

Kjo u mundësua falë bashkëpunimit me Swiss Contact PPSE.

Kosova ka potenciale të mira turizmi dhe vitet e fundit po prezantohet denjësisht nga shumë organizata, e veçmas edhe nga Unioni i Turizmit.

Bukuritë e saj natyrore dhe trashëgimia e pasur kulturore janë dy shtyllat kryesore të turizmit.

Me motivet që ka Kosova, ofron mundësi të mira për turizëm, pasi që pozita e saj e mirë bën që të jetë tërheqëse, me shumë vende interesante të ndërtuara nga vetë natyra dhe ato nga dora e njeriut.

Kosova është e pasur me komplekse të bukura malore, atraktive dhe me natyrën e saj magjepsëse për syrin e njeriut. Gjithashtu paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike. /Albinfo.ch

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, këpucë dhe ambiente të brendshme