Lajme
Norvegjia rikthen mbajtjen e maskave në publik
Norvegjia ka prezantuar masa dhe rekomandime të reja për të luftuar përhapjen e COVID-19.
“Tashmë qytetarët këshillohen të mbajnë maska mbrojtëse kur janë në kontakt me shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit, në transportin publik dhe kur bëjnë pazar, nëse nuk është e mundur të ruajnë distancë”, njoftoi sot kryeministri Jonas Gahr Store, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Nga e mërkura, atyre që jetojnë me një person të infektuar me virus do t’u kërkohet të izolohen deri në marrjen e rezultatit negativ të testit.
“Ky rregull është i detyrueshëm për të gjithë të rriturit, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, por vetëm një rekomandim për fëmijët”, shtoi Store.
Të infektuarit me COVID-19 duhet të qëndrojnë në karantinë për pesë ditë.
“Pandemia nuk ka mbaruar, por ka hyrë në një fazë të re. Është e nevojshme të mësohemi të jetojmë me virusin dhe ta kontrollojmë atë”, theksoi kryeministri.
Store, gjithashtu, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen dhe të pranojnë dozat përforcuese kur t’u ofrohen.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih