Koronavirusi: çast pas çasti
Vaksina kundër Omicron, brenda 100 ditëve
Pfizer dhe BioNtech deklaruan se do mund të ridizenjojnë vaksinën brenda 6 javëve dhe të dërgojnë dozat fillestare për 100 ditë
BioNTech deklaroi se pret më shumë të dhëna ndaj variantit të ri shqetësues të koronavirusit të zbuluar në Afrikën e Jugut, për të përcaktuar nëse vaksina e prodhuar me partnerin Pfizer do të duhet të përshtatet.
Pfizer dhe BioNtech bënë të ditur se nëse do të jetë e nevojshme, kompanitë do të mund të prodhojnë një vaksinë të re të përshtatur ndaj Omicron brenda 100 ditëve.
“Ne e kuptojmë shqetësimin e ekspertëve dhe kemi nisur menjëherë hetimin ndaj variantit B.1.1.529”, deklaroi BioNtech.
Kompania shtoi se priten më shumë të dhëna nga testet laboratorike brenda 2 javëve, të dhëna që do ofrojnë më shumë informacion nëse Omicron i shpëton mbrojtjes nga vaksina.
Moderna deklaroi se po punon për të një dozë nxitëse që është përshtatur ndaj variantit të ri dhe se po teston gjithashtu doza ekzistuese më të forta, apo kandidatë të tjerë të vaksinës që janë projektuar për shumë variante.
“Një dozë nxitëse e një vaksine të autorizuar përfaqëson të vetmen strategji të disponueshme për momentin, për të fuqizuar imunitetin e zbehur”, deklaroi Moderna, shkruan Scan, përcjell albinfo.ch.
Variantet që i shpëtojnë mbrojtjes janë ato që i largohen reagimit të shënjestruar imunitar që nxit vaksina. Pfizer dhe BioNtech deklaruan se do mund të ridizenjojnë vaksinën brenda 6 javëve dhe të dërgojnë dozat fillestare për 100 ditë. Pfizer dhe BioNTech kanë krijuar edhe më parë versione të vaksinave të tyre për të shënjestruar variantet Alpha dhe Delta.
Johnson & Johnson deklaroi gjithashtu se po monitoron me kujdes variantin e ri të Covid-19 dhe se do testojë efektshmërinë e vaksinës kundër Omicron.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik Qysh në gusht 2023, BAV kishte hapur një hetim paraprak për mashtrimin me subvencioneve kundër tre...
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?