Lajme
Zvicër: Omicron detyron anulimin e lojërave dimërore të studentëve
Varianti i ri i virusit Covid-19, i quajtur Omicron, ka detyruar anulimin e një eventi të lojërave dimërore studentore, vetëm 12 ditë përpara se ky event të fillonte në Zvicër. Universiada Dimërore të Lucernit 2021, ngjarja më e madhe sportive dimërore pranë Lojërave Olimpike Dimërore, tha të hënën se nuk mund të fillonte më 11 dhjetor, përcjell albinfo.ch.
Ky është viti i dytë radhazi që pandemia e koronavirusit ndalon edicionin e 30-të të eventit, i cili duhej të tërhiqte 1600 studentë konkurrentë nga 50 vende.
Pasi u shty nga viti i kaluar, Universiada Dimërore ishte caktuar të zhvillohej nga 11-21 dhjetor në Zvicrën qendrore dhe lindore. Por, kufizimet e fundit të udhëtimit, të shpallura javën e kaluar, e kanë bërë përsëri jopraktike organizimin e një ngjarjeje që tërheq konkurrentë, spektatorë dhe media nga shumë vende, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha