Lajme
Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia konfirmojnë prekjen nga varianti i ri i COVID-19
Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia njoftuan të shtunën se kishin zbuluar raste të variantit të ri COVID-19, Omicron.
Mbretëria e Bashkuar raportoi dy raste të konfirmuara, që Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se ishin të lidhura me udhëtimet në Afrikën Jugore.
Infeksionet e variantit të ri, të cilat provat paraprake sugjerojnë se mund të jetë shumë i transmetueshme dhe më rezistent ndaj trajtimit aktual, duke përfshirë vaksinat, e shtynë kryeministrin Boris Johnson të shtrëngojë masat kufizuese për hyrjen në Britaninë e Madhe.
“Ne nuk do t’i ndalojmë njerëzit të udhëtojnë, por do t’i kërkojmë kujtdo që hyn në MB të bëjë një test PCR deri në fund të ditës së dytë pas mbërritjes dhe të izolohet derisa të ketë një rezultat negativ”, tha Johnson gjatë një konferencë për shtyp të shtunën pasdite.
Dy raste me variantin e ri Omocron janë konfirmuar një ditë më parë edhe nga Gjermania.
Dy personat e infektuar u kthyen nga Afrika e Jugut më 24 nëntor dhe janë vendosur në izolim. Autoritetet shëndetësore të landit juglindor të Gjermanisë u bënë thirrje pasagjerëve nga i njëjti fluturim që të raportojnë tek autoritetet e tyre shëndetësore lokale sa më shpejt të jetë e mundur dhe për këdo që ka vizituar Afrikën e Jugut brenda dy javëve të fundit të bëjë një test PCR.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini? 2025 do të sjellë më shumë sesa pensione të rregulluara dhe kufij të sigurimeve shoqërore. Disa...
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih