Lajme
Italia ashpërson masat për të pavaksinuarit
Qeveria e Italisë sot vendosi që të përjashtojë personat e pavaksinuar nga disa aktivitete publike në një pëpjekje për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit.
Një dekret i ri qeveritar gjithashtu i ka bërë vaksinat të detyrueshme për stafin e sundimit të ligjit, ushtrinë si dhe të gjithë punëtorët në shkolla.
Më herët, vaksinat kërkoheshin vetëm për stafin mjekësor si dhe për mësimdhënësit.
Kryeministri Mario Draghi tha se masat ishin të nevojshme për të ndaluar rritjen “e ngadalshme, por stabile” të rasteve të infektimit, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Sipas tij, këto masa ndihmojnë edhe për ta mbajtur rikthimin e ekonomisë italiane si e treta në Bashkimin Evropian, ekonomi kjo që u zvogëlua për 8.9 për qind vitin e kaluar.
“Kemi filluar të kthehemi në normalitet. Ne duam ta mbajmë këtë normalitet”, tha Draghi në një konferencë, pasi kabineti qeveritar vendosi në mënyrë unanime për masat.
Italia, aty ku pandemia nisi të shpërndahet në Evropë për herë të parë gjatë vitit 2020, ka parë një rritje të numrit të të infektuarve, por në një masë më të vogël se shtetet e tjera të BE-së.
Italia ka shënuar rreth 10 mijë raste të reja dhe më pak se 100 vdekje në ditë.
Ky shtet ka vaksinuar plotësisht më shumë se 84 për qind të popullsisë mbi moshën 12-vjeçare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit...
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër