Lajme
Prova inkurajuese për një vaksinë inovative
Provat e para në Gjermani të një projekti vaksine kundër Sars-CoV-2, e quajtur CoVac-1, kanë treguar se ajo nxit imunitetin e qelizave T.
Provat e para për një vaksinë kundër COVID-19, që mbështetet në një lloj imuniteti të ndryshëm nga ai i synuar nga vaksinat konvencionale, kanë treguar rezultate inkurajuese në stimulimin e përgjigjes imune, sipas një studimi të publikuar sot në revisën “Nature”, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Limfocitet T janë një lloj i qelizave të bardha të gjakut përgjegjëse për pjesën e dytë të përgjigjes imune, imunitetin qelizor, që e plotëson atë me antitrupa, duke sulmuar drejtpërdrejt qelizat e infektuara dhe jo vetëm virusin që qarkullon në trup.
Për vlerësimin e parë klinik të kësaj vaksine, 36 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 80 vjeç morën një dozë të vetme të vaksinës kandidate.
CoVac-1 synon të nxisë, me një injeksion të vetëm, një imunitet të qëndrueshëm kundër Sars-CoV-2, i prodhuar nga limfocitet T, në mënyrë që të përafrohet me atë të fituar nga një infeksion natyror.
Ky imunitet i shkaktuar nga qelizat T është një “përgjigje e rëndësishme për kontrollin e virusit dhe mund të jetë i dobishëm për njerëzit me mungesë imuniteti”, thekson artikulli i “Nature”.
Megjithatë, “përgjigjet e limfociteve T specifike për Sars-CoV-2 u vunë re te të gjithë pjesëmarrësit 28 ditë pas vaksinimit, efekte të cilat vazhduan për të paktën tre muaj”.
Këto përgjigje tejkaluan ato të shkaktuara nga infeksioni natyror me koronavirusin përgjegjës për COVID-19.
Ato gjithashtu nuk janë “ndryshuar” nga asnjë prej varianteve të shqetësimit aktual (Alpha, Beta, Gamma dhe Delta).
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit