Lajme
Ka lënduar rëndë një person dhe u ka rezistuar policëve, kosovari pritet të dëbohet nga Zvicra
Në vitin 2017 ai, së bashku me dy miq, kishte marrë pjesë në një sherr. Një person i dëmtuar me atë rast, bart pasoja shëndetësore edhe sot
Fillimisht i akuzuari ka qenë pjesë e një përleshjeje në qytetin e Lucernit, ndërsa më pas ai ka bërë rezistencë të fuqishme gjatë arrestimit. I akuzuari, një shtetas 28 vjeçar i Kosovës, thotë se ka vepruar në vetëmbrojtje dhe se ka boshllëqe në kujtesë.
Ai, sikur më parë, para Gjykatës Penale të Lucernit edhe tani. para asaj kantonale, e sheh veten si viktimë dhe kërkon lirimin, transmeton albinfo.ch. Por çfarë ka ndodhur vërtet?
Në vitin 2017 ai, së bashku me dy miq, ndodhej para një klubi në Lucern, kur kishte shpërthyer një sherr. Një person i dëmtuar me atë rast, bart pasoja shëndetësore edhe sot. Gjykata Penale e Luzernit e ka dënuar kosovarin për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor.
Si vepër e dytë, ai akuzohet për ushtrim dhune dhe kërcënime ndaj autoriteteve. Kur më pas qe arrestuar në stacionin e trenit të Lucernit, policisë i ishte dashur të thërriste përforcim në vendngjarje, shkruan luzernerzeitung.ch
Vetëm kur janë bërë pesë policë bashkë kanë mundur ta dërgojnë atë në paraburgim, siç mund të lexohet në vendimin e Gjykatës Penale, transmeton albinfo.ch. Çështja është trajtuar sërish në Gjykatën Kantonale, të hënën.
Prokurori publik mbetet pranë dënimit me 23 muaj me kusht, për një periudhë prove prej 2 vjetësh dhe me dëbimin nga Zvicra për 12 vjet. Gjykata Penale e Luzernit kishte vendosur për dëbimin prej 10 vitesh.
Për avokatin mbrojtës, dëbimi nga vendi duhet të përjashtohet fare si mundësi, pasi, sipas tij, provat ndaj klientit të tij janë jashtëzakonisht të pakta. Nëse do të dënohej gjithsesi, atëherë, sipas tij, këtë duhet bërë më së shumti për shkaktim lëndimi të thjeshtë trupor. Dhe kjo vepër penale nuk është nga ato që rezulton me dëbim nga vendi (nuk bën pjesë në “katalog”).
Në video incizimet e shfaqura si provë, i akuzuari nuk mund ta identifikojë veten. Të ftuar në procesin gjyqësor janë edhe punonjësit e policisë që kanë qenë të pranishëm gjatë arrestimit dhe transportimit të tij.
Deklaratat e tyre japin pamjen e një njeriu që i kishte rezistuar ashpër arrestimit, përcjell albinfo.ch. Një nga policët thotë: “Ai luftoi si një bishë”. Por, për të akuzuarin, kjo ishte vetëm vetëmbrojtje. Në pyetjen e prokurorit publik se pse janë kërkuar përforcime dhe janë dashur pesë policë për ta arrestuar, i akuzuari nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.
Aktgjykimi do t’u shpallet gojarisht palëve, data nuk është caktuar ende.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer