Kosova
Mediat sociale transformojnë bizneset e turizmit në Kosovë
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat angazhoi disa ekspertë të rrjeteve sociale për t’i trajnuar bizneset e vogla nga sektori i përpunimit të ushqimit dhe turizmit
Zona e Bogës në Rugovë të Pejës tashmë është shndërruar në destinacion të preferuar për pushime të shkurtra ose të gjata, gjatë të gjithë vitit. Rruga piktoreske nëpër Grykën e Rugovës dhe shtigjet që të çojnë drejt fshatrave rrotull kalojnë pranë hoteleve, restoranteve, vilave dhe shtëpizave për pushime që janë ndërtuara sidomos viteve të fundit.
Merita dhe Skender Mekaj kanë ngritur në Bogë biznesin e tyre që nga viti 2018. Në tokën familjare ata kanë ndërtuar 4 villa karakteristike nga druri, të quajtura Villat Art Resort. Gjatë gjithë vitit ata presin mysafirë, kryesisht nga Kosova dhe diaspora, por gjithnjë e më shumë edhe nga shtete të tjera.
“Këtë vit kemi pasur shumë mysafirë nga vendet arabe, të cilët kanë ardhur nëpërmjet Shqipërisë”, tregon Merita. Sidoqoftë, shumica dërmuese e klientëve të tyre vijnë nga qytetet e ndryshme të Kosovës. “Klientët tanë janë kryesisht familje që vijnë të kalojnë disa ditë në ajrin e pastër të Bogës. Pasi vijnë një herë, ata kthehen përsëri dhe përsëri. Ata thonë se pastërtia dhe rregulli janë gjëja kryesore që pëlqejnë tek ne”, thotë Merita.
Secila nga katër villat e këtij mini-kompleksi është e organizuar në dy kate, me kapacitet 5 persona, kanë kuzhinën me të gjitha pajisjet e nevojshme, tarracën prej nga shihen malet dhe ofrojnë atmosferë relaksuese, larg qytetit.
Komunikimi, me shumë rëndësi
Si një biznes i vogël familjar që ofron akomodim, komunikimi me klientët është shumë i rëndësishëm, sidomos përballë pasojave të shkaktuara nga COVID-19. Merita thotë se kryesisht komunikimin me klientë e zhvillojnë nëpërmjet Facebook, Instagram, Booking dhe shpërndarjes së ofertave. Por, si edhe biznese të tjera të vogla familjare, një sfidë e vazhdueshme është mungesa e vazhdueshmërisë në komunikim.
Krijimi i përmbajtjes të çfarëdo forme për t’u publikuar kërkon kohë dhe hulumtim. Duke qenë se bizneset kanë shumë aspekte, pronarët kryesisht kanë shumë detyra gjatë ditës dhe ndodh që “dokumentimin” e punës online e lënë disi në hije”. Por, te bizneset e vogla komunikimi i mesazhit ka rol kyç në suksesin e shitjes, ndaj nevojitet krijimi i një strategjie dhe ndarja e kohës për këtë detyrë”, thotë Rina Vuçetaj, një eksperte e mediave sociale për biznes, që u angazhua për të trajnuar çiftin Mekaj në këtë aspekt.
Në kuadër të përkrahjes që Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë i jep zhvillimit të sektorit të turizmit, projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat angazhoi disa ekspertë të rrjeteve sociale për t’i trajnuar bizneset e vogla nga sektori i përpunimit të ushqimit dhe turizmit. Trajnimi kishte të bënte më shfrytëzimin e Facebook, Instagram apo dhe platformave të tjera për të zhvilluar brendin online, për të hapur kanale të reja të shitjes dhe për të rritur shitjet.
Të dërgojmë mesazhin e duhur te blerësi potencial
“Qëllimi ka qenë t’u ofrohet një pasqyrë e përgjithshme e mundësive që ekzistojnë, si fillim. Pasi i kam mësuar problemet e tyre dhe qëllimet e biznesit, kemi filluar me krijimin e strategjisë së përmbajtjes që duhet krijuar për t’u lidhur me blerësin ideal dhe për të komunikuar gjatë gjithë kohës me ta. Më pas, kemi diskutuar format e ndryshme të krijimit të përmbajtjes kreative, nga inspirimi e deri të programet e ndryshme që mund të përdoren. Pjesa e tretë ka qenë krijimi dhe monitorimi i kampanjave. Në një kohë kur, ka shumë zhurmë, është shumë e rëndësishme të dërgojmë mesazhin e duhur te blerësi potencial”, thotë Rina për punën e saj me Villa Art Resort.
Rezultatet e para të trajnimit kanë filluar, sikurse tregon Merita. Faqja e biznesit ka nisur të përdoret me konceptin e ri, kanë krijuar kampanjat e para dhe çifti Mekaj janë të kënaqur me drejtimin ndryshe që ka marrë komunikimi me klientët.
Komunikimi përmes mediave sociale
Si një biznes i vogël familjar që ofron akomodim, komunikimi me klientët është shumë i rëndësishëm, sidomos përballë pasojave të shkaktuara nga COVID-19. Merita thotë se kryesisht komunikimin me klientë e zhvillojnë nëpërmjet Facebook, Instagram, Booking dhe shpërndarjes së ofertave. Por, si edhe biznese të tjera të vogla familjare, një sfidë e vazhdueshme është mungesa e vazhdueshmërisë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës