Muzikë
Këngëtarja shqiptare nga Gjermania, publikon projektin e ri muzikor “Idiot”
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Arlinda Prenaj, e njohur me emrin e saj skenik “Ari” e cila jeton në Gjermani, ka publikuar projektin e ri muzikor siç e kishte paralajmëruar në rrjete sociale, “Idiot”, shkruan albinfo.ch.
Kënga është në gjuhën shqipe dhe pritet të jetë një publikim i suksesshëm në tregun muzikor.
Ari duket se është një talente që do të ketë krijimtari të pasur muzikore dhe do të zë vendin e saj edhe në industrinë botërore. Ajo po vlerësohet si person i dashur, pozitiv dhe me stil unik.
Kënga quhet “Idiot” dhe trajton një histori mes dashurisë dhe tradhëtisë. Zëri i saj është karizmatik dhe ndjek një rrymë interesante të trajtimit të këngës.
Ari është shqiptarja, e cila pa dyshim se është një yll në ngritje në muzikë, me një histori frymëzuese të suksesit.
Kujtojmë se Arlinda Prenaj është modelja, e cila ka “rrëmbyer” kurorën e “Miss Grand Kosova 2019”, “Miss Grand Germany 2020” dhe ishte konkurrentja favorite për “Miss International World”.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














