Lajme
Ministri gjerman: Moderna është “Rolls Royce” në mesin e vaksinave
"Vaksina Biontech është Mercedes dhe ajo Moderna është Rolls Royce", është shprehur politikani i CDU-së në Berlin
Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn po bën promovimin e vaksinës së prodhuar nga Moderna.
“Vaksina Biontech është Mercedes dhe ajo Moderna është Rolls Royce”, është shprehur politikani i CDU-së në Berlin, shkruan srf.ch. Të dyja vaksinat janë shumë të sigurta, ka shtuar ai.
Biontech është vaksina që gjermanët e kanë kërkuar më shumë gjatë gjithë kohës. Këtu kërkesa është rritur ndjeshëm në dy javët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Instituti Paul Ehrlich (PEI) e kritikoi debatin për vaksinat kundër koronës ku bëhen krahasime midis vaksinës Moderna dhe asaj Biontech si “të papërshtatshëm”.
“Efikasiteti i tyre është më shumë se 90 për qind, ka thënë kryetari i institutit Klaus Cichutek, përcjell albinfo.ch. Studimet kanë treguar gjithashtu se efektet anësore janë shumë të ulëta në të dy vaksinat.
Ndërsa në Zvicër, ndryshe nga Gjermania, shumica e njerëzve që janë vaksinuar janë të imunizuar me vaksinën Moderna; Sipas BAG, rreth dy të tretat e tyre kanë marrë vaksinën nga Moderna (gjendja më 18 nëntor 2021).
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra