Lajme
Në Horgen të Zvicrës përkujtohet jeta dhe vepra e inxh.Nazmi Peci-Boletini
Ai ishte në ballë të Fondit Humanitar Gjithëkombëtar, (më vonë, Fondi i Republikës së Kosovës). Po ashtu ka qenë nënkryetar i Degës së LDK-së për Zvicër
Në Horgen, Kantoni i Cyrihut, Zvicër, në njëvjetorin e vdekjes së tij është përkujtuar nga familjarë, shokë dhe e miq të shumtë, veprimtari i shquar, inxh. Nazmi Peci-Boletini.
Nazmiu, me të diplomuar në Fakultetin e Shkencave Gjeoteknike në Mitrovicë, punësohet në Kombinatin Xehetaro Metalurgjik “Trepça” në Stantërg. Duke pasur përgatitje të duhur dhe si kuadër i rrallë, ai, në gjigantin “Trepça” kryen detyra me mjaft përgjegjësi.
Atëherë dhe më vonë, ai çdoherë vihej në mbrojtje të interesit kombëtar, duke u treguar i rreptë dhe i pathyeshëm.
Në shkurt të vitit 1989, Nazmiu është nga të parët që nënshkruan Apelin e 215 intelektualëve të Kosovës.
Nëpërmjet këtij peticioni kërkohej ndalja e dhunës dhe diskriminimit të shqiptarëve autoktonë, nga ana e regjimit fashist të Jugosllavisë,në shpërbërje,veçanërisht të Serbisë. Zatën, kjo merret si shkas që inxh.Nazmi Peci-Boletini, izolohet në burgun famëkeq të Leskovcit dhe Beogradit.
Atje, së bashku me atdhetarë e intelektualë tjerë, si: Xheladin Rekaliu, akademik Rexhep Ismajli, Muhamet Shatri, Kolë M.Berisha,i sh-kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, etj., përjetojnë tmerrin.
Sigurisht për shkak të së kaluarës së tyre patriotike, të fundit nga këto burgje ishin liruar Xheladin Rekaliu, organizator i demonstratave të vitit 1968,dhe Nazmi Peci-Boletini, po ashtu i njohur me veprimtarinë e tij në të mirë të Kosovës.
Ata, regjimi komunist i Jugosllavisë i kishte burgosur dhe izoluar edhe më herët. Nga torturat dhe vuajtjet e përjetuara këtyre dy atdhetarëve dhe intelektualëve të dalluar, u ishte rrënuar edhe shëndeti.
Ferrin nëpër të cilin kaluan këta atdhetarë në këto burgje në librin e tij “Ditari i një Izolanti” e përshkruan edhe Kolë M.Berisha, shok dhome me Rekaliun dhe Pecin.
Pas lirimit nga burgu, Nazmiu migron në Zvicër. Ai më 24 prill 1990, në Cyrih, së bashku me një grup veprimtarësh mërgimtarë themelojnë Degën e LDK-së. Në këtë subjekt të rëndësishëm politik funksionin e nënkryetarit të LDK-së,dega në Zvicër do ta kryejë me shumë sukses inxh.Nazmi Peci Boletini, kurse atë të kryetarit, kolegu i tij Mr.Shaip Latifi.
Ai po ashtu do të jetë edhe në ballë të Fondit Humanitar Gjithëkombëtar, i cili shumë shpejt shndërrohet në Fond të rregullt të Republikës së Kosovës.
Në krye të këtij Fondi, Nazmiu,do të qëndrojë deri në vitin1993, kur Këshilli i Përgjithshëm, në këtë pozitë do ta emërojë veprimtarin dhe ish të burgosurin politik, Gani Ukë Hoxha.
Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në mërgim, si: Shaip Latifi, Shefqet Dibrani, Xhelal Molliqaj, Isa Maliqi, Jusuf Demaj, Hysen Shehu, Shaqir Shala, Qamil Çekaj dhe Skënder Tolaj në këtë tubim kushtuar jetës dhe veprës së veprimtarit inxh.Nazmi Peci-Boletini, shpalosën kujtime të shumëta, nga veprimtaria me të.
Në shenjë respekti jetës dhe veprës së inxh.Nazmi Peci-Boletini, enkas nga Prishtina, në këtë përvjetor kishte ardhur Mr.Shaip Latifi.
Ai ka vlerësuar lart punën e palodhshme të Nazmiut, në të mirë të Atdheut. Sipas z.Latifit, puna në ekip me inxh.Nazmi Peci-Boletini, ishte nderë dhe kënaqësi e veçantë.
Ndërkaq, shkrimtari dhe publicisti Shefqet Dibrani, po ashtu shumë i afërt me Nazmiun, jep idenë që të gjitha shkrimet dhe materialet e ruajtura nga ai të qiten në letër.
Në mënyrë që brezat e ardhshëm të dinë se kush ishte inxh. Nazmi Peci-Boletini, z.Dibrani propozoi edhe përgatitjen e një monografie, në të cilën do të përfshihej i gjithë aktiviteti profesional dhe kombëtar i Nazmiut.
Në këtë tubim përkujtimor rrëfime nga jeta dhe vepra e inxh.Nazmi Peci-Boletini, prezantuan edhe katër fëmijët e tij: Fisniku, Kreshniku, Arianiti dhe Lindita.
Rrëfimet e tyre aq sa ishin krenare ishin edhe emocionuese. Kujtime nga njohja dhe bisedat me Nazmiun evokoi edhe dhëndrri i tij, Dr.Astrit Neziraj. Ai, veç tjerash tha: ”Edhe pse isha njohur vonë me Nazmiun, ruaj kujtime të shumta, dhe mjaft mbresëlënëse nga ndejat me te.
Dr.Neziraj thotë që porosi e vazhdueshme e Nazmiut, ishte ajo që të rinjtë shqiptarë në mërgim të plotësohen profesionalisht, me kryerjen e studimeve në Fakultete dhe Shkolla të Larta,të Zvicrës,dhe të vendeve të tjera të Evropës Perëndimore.
Nazmiu, mendonte që vetëm të ngritur e të arsimuar mund ta prezantojmë ashtu si duhet Kosovën, gjithandej globit.
Në nderim të shokëve dhe miqve të shumtë të të ndjerit, bashkëshortja e tij Bukurije Peci dhe fëmijët e saj,në fund të këtij takimi shtruan një aperitiv.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë Kontrollet e kryera nga Zyra Federale e Doganave dhe Sigurisë Kufitare (FOCD) kanë çuar në përgjimin...
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?
-
Gjithçka që ndryshon në jetën në Zvicër nga muaji dhjetor
-
Ky është tregu më i mirë zviceran i Krishtlindjeve në Zvicër
-
Kafshët shtëpiake në Zvicër tani kanë një dosje dixhitale shëndetësore