Futboll

Botërori i katërt për Shaqirin, i treti për Xhakën

Zvicra u kualifikua direkt në Kampionatin Botëror “Katari 2022”

Zvicra arriti një objektiv të madh, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror, duke lënë pas Italinë, kampionen e Evropës.

Kapiten i Zvicrës ndaj Bullgarisë ishte Xherdan Shaqiri, në mungesë të Granit Xhakës së lënduar, shkruan albinfo.ch.

Megjithatë, një sukses i madh për dy yjet shqiptarë. Për Shaqirin do të jetë botërori i katërt radhazi, pasi mori pjesë më 2010, 2014, 2018 dhe tani në Katar, kurse Xhaka ka marrë pjesë më 2014 dhe 2018.

Dyshja shqiptare ka marrë pjesë edhe në Kampionatin Evropian në Euro 2012, 2016 dhe 2021.

Më herët ishte Valon Behrami i cili kishte luajtur në katër botërore radhazi.