Futboll

100 ndeshje për Shaqirin me Zvicrën

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar 100 ndeshje me Përfaqësuesen e Zvicrës

Ndeshja ndaj Bullgarisë ishte e 100-ta për Xherdan Shaqirin me Përfaqësuesen e Zvicrës, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri ishte kapiten, derisa Zvicra u kualifikuar në Kampionatin Botëror. Ai u zëvendësua në minutën e 96-të dhe mori shumë duartrokitje dhe brohoritje nga tifozët e Zvicrës.

Shaqiri ka luajtur për grupmoshat e reja të Zvicrës, ndërsa nga viti 2010 luan për Zvicrën A, duke shënuar 26 gola.

Xherdan Shaqiri ka marrë pjesë në tri Kampionate Evropiane dhe në tri Botërore me Zvicrën.