Futboll

Trajneri i ligës austriake arrin marrëveshje me FC Prishtinën

Një ditë e zymtë ishte të dielën në ekipin futbollistik të ligës së dytë austriake, Kapfenberg. Trajneri Abdulah Ibrakoviç dhe klubi u ndanë miqësisht, shkruajnë mediat në Austri, përcjell albinfo.at

Ibrakoviç, i cili ishte trajner i KSV 1919 që nga viti 2020, përfundoi aktivitetin e tij të menjëhershëm dhe pranoi një ofertë nga Kosova. Ekipi ku do të vazhdon karrierën si trajner, do të jetë FC Prishtina, e cila aktualisht është në vendin e gjashtë në supërligën e Kosovës.

Trajneri 51 vjeçar nga Bosnja e Herzegovina do të zëvendësojë Zekirija Ramadanin e larguar ditën e premte nga klubi futbollistik, Prishtina.

Siç shkruajnë mediat austriake, marrëveshja mes trajnerit të ri dhe klubit Prishtina është deri në vitin 2023.

Klubi futbollistik “FC Prishtina” është klubi me i trofeshëm në Kosovë.