Kinema
Denis Troka u rrit në diasporë, por talentin po e zhvillon në atdhe
Denis Troka u lind dhe u rrit në Milano të Italisë, ndërsa tash e gjashtë vjet po jeton në Zvicër. Edhe pse Evropa i hapi dyert për çdo mundësi suksesi, 21-vjeçari nga Fieri i Shqipërisë ka zgjedhur atdheun e tij për të dhënë kontributin profesional.
Aktori Troka ka përfunduar xhirimet e filmit më të ri në Shqipëri, të titulluar “Qorri”, traileri i të cilit pritet të dalë në fillim të vitit 2022.
Menaxherja e Denisit, Anisa Cela, në një intervistë për Albinfo.ch ka shpalosur edhe më shumë detaje rreth filmit të xhiruar, ku Troka ka luajtur një rol.
“…Ai në film është që në nisje përkrah Drilonit si shoku i tij i ngushtë. Me tej do jetë filmi që do e tregojë gjithë historinë. Pasi kjo është e bukura e filmit – enigma. Filmi tregon për besimin, egon dhe tradhtinë në shoqëri. Është një tematikë reale që ndodh përditë në jetën tonë. Ky film është xhiruar në Shqipëri, për dallim nga filmat e tjerë që janë xhiruar në Europë”, është shprehur ajo.
Në këtë film, i cili pritet të shfaqet në kinematë e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut e më gjerë, ka edhe aktorë të njohur nga të gjitha trojet shqiptare, si Bujar Asqeriu, Rajmonda Bulku e shumë të tjerë.
E përveç këtij filmi, Denis Troka ka edhe shumë projekte të tjera që po presin në radhë. Menaxherja e tij, Cela, ka treguar më shumë rreth Trokës dhe talentit të tij.
“Une si menaxherja e tij kam parë një talent të lindur dhe dëshira ime e vetme ishte qe ai këtë talent të mos e mbante vetëm për veten e tij dhe shoqërinë, por ta shihnin të gjithë. Projekti tij i parë si aktor në botën e artit të filmit është përkrah me një aktor, regjisor dhe producent si Drilon Hoxha, ku është kënaqësi që njerëz si Driloni i japin hapësirë dhe mundësi talenteve të reja të shprehin atë çfarë mund të bëjnë… Projektet e tjera të Denisit janë të shumta, pasi karriera e tij sapo ka filluar. Pas përfundimit të këtij filmi, ai është gati për një film tjeter, ku këtë herë do ketë në kast dhe aktorë të huaj”, është shprehur ajo.
Por Denisi nuk është i vetmi në familje që po e shpërfaq talentin e tij në vendlindje dhe më gjerë.
“Denisi është një aktor i ri me shumë talent dhe të ardhme. Bashkë me vëllain e tij, Samuel Trok, i njohur me emrin artistik Trokani, i cili prej disa muajsh është pjesë e estradës si këngëtar në tregun e Shqipërisë, Italisë dhe Zvicrës. Dhe për të dy si vëllezër është krenari, pasi nga një familje dy vëllezër që kanë talent e kjo është për t’u admiruar”, ka përfunduar menaxherja e Denisit, Anisa Cela, në një intervistë për Albinfo.ch.
Denis Troka është me prejardhje nga Fieri i Shqipërisë, ndërsa momentalisht jeton në Zvicër, ku edhe ka mbaruar gjimnazin. Tashmë ai ka filluar studimet për aktrim, gjë kjo e cila do ta ndihmojë talentin shqiptar të depërtojë edhe më shumë në kinematografitë ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë