Lajme

Kina prezanton vaksinën pa shiringë

Tjetër hap në luftën kundër koronavirusit.

Pas vaksinave të para dhe pilulave (Merck dhe Pfizer), Kina ka krijuar vaksinën që nuk ka nevojë për shiringë.

Kështu, në vendin aziatik tashmë janë 3 vaksina të aprovuara, pas atyre të Sinopharm dhe Sinovac. Vaksina e re që thithet është krijuar nga ekspertët e sëmundjeve infektive të ushtrisë, së bashku me ndërmarrjen e bioteknologjisë CanSino Biologics.

Kjo vaksinë bëhet vetëm me një dozë dhe është efektive, sipas ekspertëve kinezë, njësoj si vaksina që merret me shiringë.

Vaksina me thithje është në fazën e dytë të testimeve, por është aprovuar për raste emergjencash.