Lajme
Përfaqësues nga tri fetë: Si njerëzit e moshave të ndryshme jetojnë dhe përcjellin fenë e kulturën e tyre në Bernë
Në Bernë u mbajt një organizim i veçantë, ku ishin të ftuar përfaqësues nga myslimanët, krishterët dhe hebrenjtë, duke diskutuar për ngjashmëritë dhe dallimet në tri fetë monoteiste.
Imami i njohur shqiptar në Zvicër, ish kryetari i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, Mustafë Memeti, tregoi më shumë për këtë mbrëmje, përcjell albinfo.ch.
“Nata e feve më 13 nëntor 2021 eksploroi bisedën midis brezave në fe. Në bashkëpunim me kishën protestante të Bernit dhe sinagogën u trajtua pyetja se si njerëzit e moshave të ndryshme jetojnë dhe e përcjellin fenë dhe kulturën e tyre në Bernë.
Ishte një mbrëmje e mrekullueshme në të cilën të rinjtë tanë kënduan edhe ilahije në gjuhen arabe dhe shqipe. Në fund u zhvillua një panel diskutimi mes myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve mbi ngjashmëritë dhe dallimet në tri fetë monoteiste”, shkruan Memeti.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?