Lajme
Merkel thotë se njerëzit janë të detyruar të vaksinohen
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se njerëzit janë të detyruar të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19) me qëllim që të mbrohen të tjerët.
Deklarata e saj vjen në momentin kur Gjermania përballet me një valë të re infeksionesh dhe një numër rekord të infeksioneve të reja në një ditë të vetme, që të enjten ishte 50 000.
“Ky virus është shumë, shumë i rëndë. Ju keni të drejtë të vaksinoheni. Por, në një farë mase, si anëtar i shoqërisë, ju gjithashtu keni detyrë të vaksinoheni për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha Merkel, duke biseduar me kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në margjinat e Forumit vjetor të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, i cili këtë vit u mbajt në mënyrë virtuale.
Rreth dy të tretat e 83 milionë njerëzve në Gjermani janë vaksinuar plotësisht. Për shkak të rritjes së re të numrit të të infektuarve, ligjvënësit në këtë vend po shqyrtojnë masa të reja.
Gjatë bisedës, Merkel dhe Ardern shprehën pakënaqësi për shtimin e dezinformatave në rrjetet sociale.
“Në kohët e vjetra kemi pasur ngjarje të caktuara që kanë ndodhur në shoqërinë tonë. Televizioni raportonte për të dhe të nesërmen të gjithë flisnin për të. Sot të gjithë marrin pjesë në të në rrjetet sociale”, tha Merkel.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë