Lajme

Zvicër: Të kënaqur me Javën e Vaksinimit, por…

"Ne jemi të kënaqur që mund të shohim një efekt, por gjithashtu nuk jemi entuziastë se si do të dalë e gjithë kjo"

Sipas Konferencës së Mjekëve Kantonalë të Zvicrës (GDK), vaksinimet e para ditore kundër koronavirusit janë rritur në njëfarë mase gjatë fushatës së Javës së Vaksinimit. Ndonjë rritje prej shumë pikësh përqindjeje edhe nuk pritej.

“Ne jemi të kënaqur që mund të shohim një efekt, por gjithashtu nuk jemi entuziastë se si do të dalë e gjithë kjo”, ka thënë Engelberger, kryetari  i konferencës së drejtorëve kantonalë të shëndetësisë (GDK), në transmetimin e së shtunës në Radion Zvicerane, SRF.

Java e vaksinimit zgjat deri të dielën. Një bilanc i përgjithshëm i numrit të vaksimimeve do të hartohet javën e ardhshme.

Engelberger është shprehur se vaksinimi është zhvilluar me presion të lartë gjatë gjithë vitit. Ndërsa Java e vaksinimit kishte të bënte me ndërgjegjësimin e të gjithëve për vendimin për vaksinim, i cili duhet të merret individualisht.

“Kjo u arrit”, thotë kryetari i GDK-së. Ndoshta do të ketë edhe një jehonë të caktuar sa u përket vaksinimeve të para në javët e ardhshme.