Futboll

Debutim i suksesshëm i Imerit në kombëtaren e Zvicrës

Në ndeshjen e mbrëmshme Itali-Zvicër 1:1,të zhvilluar në stadiumin“Olimpico di Roma”të Romës,e vlershme për Botërorin“Katar 2022,”përveç Xherdan Shaqirit,të aktivizuar në pjesën e dytë kanë qenë edhe futbollistët Kastriot Imeri dhe Andi Zeqiri,me origjinë nga Peja,gjegjësisht Ferizaj,i Republikës së Kosovës.

Imeri mesfushor i FC”Servette”të Gjenevës,që është edhe kapiten në shpresat U-21,të Zvicrës,në ekipin e parë të helvetikëve kundër Italisë,është aktivizuar në minutën e 69 të lojës,duke e zëvendësuar sulmuesin Renato Steteffen.

Kurse kah fundi i lojës selektori i Zvicrës,Murat Yakin,i ka dhënë shansin edhe Andi Zeqirit,qendërsulmues tek FC.”Augsburg”i Gjermanisë.

Zeqiri po të ishte pak më i kujdesshëm fare lehtë ka mundur të shënoj për Zvicrën,në minutat shtesë të lojës.

Mirëpo,gjuajtjen e tij të plogët e ka devijuar jashtë vijës fundore të fushës,Leonardo Bonucci,mbrojtës i azurëve.

Në anën tjetër Yann Sommer,portier i helvetikëve edhe sonte ka bërë ndalje të shkëlqyera të topit,duke dëshmuar se vërtetë është njëri nga portierët më të mirë në Evropë.

Lojtari më fatkeq i kësaj mbrëmje sportive ishte mesfushori italian Jorge Luiz Frullo-Fino,i njohur me shkurtesën Jorgniho.

Ai penalltinë e akorduar nga gjyqtari kryesor i këtij takimi M.Taylor,në minutën e 90,në favor të italianëve e ka huqur,duke e çuar topin lartë mbi transversalen e portierit zviceran Sommer.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjes Pierre Poullier,gazetar sporti në”Radio Televizion Suisse”,kanal i Zvicrës,frëngjishtfolëse ka marrë edhe mendimin e Imerit,përkitazi me këtë takim,me raste të shumta shënimi për të dyja palët.

Imeri,është shprehur mjaft i kënaqur që ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës,në futboll.

Sipas tij skuadra zvicerane edhe pse me shumë mungesa në formacion bëri lojë të shkëlqyeshme.

Për çfarë ngjashëm mendon edhe tifozëria e shumtë e kuq e bardhëve gjithandej Zvicrës.

 

ARIF EJUPI