Futboll

Humbje e thellë për Shqipërinë në Londër

Kuqezinjtë kanë pësuar humbje turpëruese nga Anglia

Shqipëria ka pësuar një nga humbjet më të thella në vitet e fundit. Kuqezinjtë pësuan 5:0 nga Anglia në Londër.

Edhe pse kishin përkrahje të madhe nga tifozët shqiptarë, të pestë golat erdhën në pjesën e parë, shkruan albinfo.ch.

Harry Kane realizoi tre gola, kurse nga një gol shënuan Maguire dhe Henderson. Në pjesën e dytë nuk kishte gola.

Shqipëria kualifikimet i mbyll të hënën ndaj Andorrës në Tiranë.