Futboll

Barazim për Zvicrën, debuton Imeri

Ka përfunduar 1:1, sfida mes Italisë dhe Zvicrës në Romë

Italia dhe Zvicra kanë barazuar 1:1, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e Katarit. Një barazim që i përshtatet Nati, pasi tani dy kombëtaret mbeten me 15 pikë dhe ndeshjet e fundit do të përcaktojnë se kush do të kualifikohet direkt në Botëror. E, në ndeshjet e fundit, Italia ndeshet me Irlandën e Veriut, kurse Zvicra me Bullgarinë, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë në Romë e shënoi Ëidmer në minutën e 11-të, kurse Di Lorenzo barazoi në minutën e 36-të me kokë. Jorginho i Italisë në fund humbi një penallti.

Për Zvicrën, 80 minuta si kapiten luajti Xherdan Shaqiri, kurse në minutën e 69-të debutoi Kastriot Imeri, kurse në minutën e 86-të hyri edhe sulmuesi Andi Zeqiri.