Lajme

Fruthi po kthehet në kërcënim, 22 milionë foshnja nuk u vaksinuan për shkak të pandemisë

Alarmi është ngritur nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA paralajmëruan se fruthi po kthehet sërish në një kërcënim global.

Kjo për shkak se rreth 22 milionë foshnja në mbarë botën nuk kanë marrë një vaksinë kundër fruthit gjatë pandemisë.

CDC vlerëson se vaksina e fruthit parandalon më shumë se 30 milionë vdekje çdo vit. Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që arriti nivelin më të lartë të 23 vjetëve në vitin 2019, kur vrau mbi 200,000 njerëz në mbarë botën, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Më shumë se 60 mijë njerëz vdesin çdo vit nga fruthi dhe shumica e këtyre vdekjeve janë në mesin e fëmijëve të vegjël.