Lajme
Valdete Hoti: Nëse unë i mbijetova vaksinimit, do t`i mbijetoni edhe ju!
"Unë gjithmonë u them njerëzve: nëse unë i mbijetova vaksinimit, do t'i mbijetoni edhe ju". Hoti vuan nga humbja progresive e muskujve
Një shoqatë dëshiron të motivojë për vaksinim qytetarët me prejardhje të huaj. Kryetarja e shoqatës, Valdete Hoti thotë: “Na është thënë se ju e kemi importuar Coronën nga Ballkani. Kjo ishte shumë e dhimbshme”.
Të mërkurën autobusi i vaksinimit ka ndaluar në Cyrih Oerlikon. Ka qenë shoqata Parandalo ajo që ka porositur mjetin e vaksinimit të qëndrojë përballë qendrës së shoqatës, transmeton albinfo.ch.
Një vajzë e re e zbehtë në fytyrë, ulet në një nga karriget e rreshtuara në mes të lokalit të shoqatës Parandalo në Oerlikon dhe shikon dyshemenë. Ajo nuk dëshironte të jetë këtu. Jashtë, para derës është autobusi i vaksinimit të cilin e ka porositur shoqata.
Vajza punon në sektorin e shëndetësisë – dhe ka frikë nga injeksionet. Por shefi i saj, thotë ajo, këmbëngul që ajo më në fund duhet të vaksinohet. Kjo është arsyeja pse ajo ka ardhur këtu. Por ajo do të donte të kthehej menjëherë.
Valdete Hoti, kryetarja e shoqatës, flet me të në heshtje dhe buzëqesh. “Unë gjithmonë u them njerëzve: nëse unë i mbijetova vaksinimit, do t’i mbijetoni edhe ju”. Hoti vuan nga humbja progresive e muskujve. Ajo është e varur nga një karrige elektrike me rrota dhe nga furnizimi shtesë me oksigjen.
Qendra “Parandalo”, e themeluar në vitin 2011, këshillon dhe shoqëron personat me prejardhje migrimi dhe personat me aftësi të kufizuara. Motoja e shoqatës është “parandalimi është më mirë se kurimi”. Selia ndodhet në katin e parë të një pallati në Wallisellenstrasse, numër 429.
Është vonë pasdite e së mërkurës, trafiku është i vrullshëm jashtë dhe duken fare pak kalimtarë. Por disa persona janë mbledhur para qendrës, përcjell albinfo.ch. Aty ofrohej vaksinimi nga ora 17:00 deri në 19:00.
Kur numri i rasteve me korona qe rritur ndjeshëm në Zvicër pas pushimeve verore, një grup ishte veçanërisht në fokus: udhëtarët që ktheheshin nga Ballkani. Në fund të gushtit, sipas kantonit të Cyrihut, 70 deri në 80 për qind e njerëzve në kujdesin intensiv kishin prejajrdhje të huaj.
Në fillim të shtatorit, Drejtoria e Shëndetësisë së Cyrihut pati njoftuar se gjetjet nga gjurmimi i kontakteve i kantonit dhe Task Forca shkencore për Covid tregojnë se pushuesit që ktheheshin nga Ballkani ishin të infektuar me Covid-19 më shumë se mesatarja. Për këtë arsye, Festivali Alba qe anuluar përmes një njoftimi të shkurtër, gjë që shkaktoi zemërim të gjerë.
Valdete Hoti thotë se njerëzit nga Ballkani janë dënuar kështu në mënyrë kolektive. “Thuhej se ne kemi importuar Coronën nga Ballkani në Zvicër. Ishte shumë e dhimbshme”, shkruan gazeta NZZ. Në fakt, shumë udhëtarë ishin sjellë shumë të shkujdesur gjatë pushimeve.
“Në verë virusi u harrua. Por ishte e njëjta gjë edhe për zviceranët”, thotë ajo
Jo të gjithë shefat lejojnë vaksinimin gjatë orarit të punës
Sfondi i migrimit nuk shënohet gjatë regjistrimit për vaksinim, kështu që është e vështirë të nxirren përfundime për shkallën e vaksinimit të këaaj kategorie. Në javën kombëtare të vaksinimit, e cila po zhvillohet aktualisht, edhe personat me gjuhë të huaj duhet të motivohen në mënyrë eksplicite për vaksinimin.
Në Qendrën Parandalo, pjesëtarët e kryesisë kanë siguruar mandarina, mollë etj. për të gjithë ata që vijnë në atë mbrëmje. “Disa thjesht ulen, pinë kafe dhe bisedojnë. Sigurisht që synimi është që sa më shumë të vaksinohen”, thotë Hoti. Por këtu gjithashtu mund të shtrohen, thjesht, pyetje.
Dy të rinj ulen në karrige. Njëri prej tyre është vaksinuar prej kohësh, “pothuajse e gjithë familja ime dhe të gjithë miqtë e mi janë vaksinuar”, thotë ai. Por kolegu i ulur pranë tij, vetëm tani ka mundur ta bindë veten për tu vaksinuar, përcjell albinfo.ch. Ai kishte dëgjuar në rrjetet sociale se vaksinimi të bënte impotent. Por, tani ai nuk e beson më këtë. Megjithatë, as tani nuk është plotësisht i qetë. Pas vaksinimit, ai respekton kohën e detyrueshme të pritjes prej çerek ore. Pastaj shkojnë të dytë.
Valdete Hoti thotë se personat me prejardhje migrimi nuk janë më dembelë se të tjerët, sa i përket vaksinimit. Por disa, thjesht, kishin probleme për të siguruar vaksinimin. Shumica e informacionit është në dispozicion vetëm online. “Dhe, kush nuk ka kompjuter, është `i përjashtuar`”, thotë Hoti. Njësoj janë edhe aata që mezi flasin gjermanisht.
Dy punëtorë ndërtimi që vijnë në qendër menjëherë pas punës janë regjistruar tashmë për vaksinim. Është e vërtetë që punëdhënësit janë të udhëzuar që të mundësojnë vaksinimin e punonjësve gjatë orarit të punës. Megjithatë, veçanërisht në sektorin e pagave të ulëta, realiteti duket ndryshe, ashtu siç e thonë edhe disa anëtarë të bordit të “Parandalo”.
Informacioni për Koronën përmes videomesazhit
Shoqata që nga fillimi i pandemisë ka qenë e përkushtuar për informimin e anëtarëve lidhur me virusin korona, thotë Hoti. Ajo ofron një listë të aktiviteteve të shoqatës. Qysh në pranverë të vitit 2020 ishte dërguar një letër rekomandimi me masa të parandalimit të përhapjes së virusit. Kanë pasuaq disa aktivitete informative, në të cilat ka ligjëruar Xhevat Hasani, mjek dhe anëtar i bordit të shoqatës. Ai me krenari raporton se transmetimet e drejtpërdrejta në Facebook kishin arritur mijëra persona. “Njerëzit mund të njoftohen gojarisht shumë më mirë sesa me shkrim”.
Sidomos njerëzit nga brezi i parë i emigrantëve që e flasin dobët gjermanishten ose nuk e njohin sistemin social në Zvicër kanë vështirësi në marrjen e ndihmës që u nevojitet. Në Qendrën “Parandalo” konsulta e parë është pa pagesë, e dyta bazohet në të ardhurat tuaja të tatueshme. Në fakt, pothuajse të gjithë punonjësit këtu janë vullnetarë dhe paratë janë të pakta. Kutia e dhurimeve në pritje është e mbushur me monedha të imëta. “Nuk mund të kërkosh para nga njerëzit që kanë probleme të shumta”, thotë Hasani.
Në fund të muajit gusht, bordi i shoqatës publikoi një video në internet me apelin në gjuhën shqipe për t’u vaksinuar. Në video, të gjithë anëtarët tregojnë certifikatën e tyre Covid. Për pacienten me rrezik të lartë Valdete Hoti, infeksioni mund të ishte kërcënues për jetën. Megjithatë, ajo thekson se respekton njerëzit përreth saj që absolutisht nuk duan të vaksinohen. “Në shoqatën tonë synojmë gjithëpërfshirjen”, thotë Hoti. Prandaj, këtu përfshihen edhe ata që nuk pajtohen.
Pas dy orësh, fushata e vaksinimit përfundon dhe Hoti bën një bilanc: janë vaksinuar gjithsej dymbëdhjetë persona, përcjell albinfo.ch. Gjashtë persona donin një vaksinë përforcuese (të tretë), por nuk iu dha. Edhe e reja që ka frikë nga gjilpërat vendosi të vaksinohej – që të mos kishte probleme me shefin.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë